E-Diaspora
Austri: Për unifikimin e shoqatave shqiptare
Në Austri, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike patën takime me përfaqësuesit e Këshillit koordinues të shoqatave shqiptare në Austri, konkretisht me kryetaren e këshillit, znj. Sara Michel dhe me anëtarë të tjerë të Këshillit të shoqatave shqiptare.
Në këtë takim, Këshilli i shoqatave shqiptare u njoftua për projektin që ka nisur MDIS-i për unifikimin e shoqatave shqiptare në diasporë, nismë kjo që u mirëprit.
Ndërkaq, anëtarët e Këshillit koordinues të shoqatave shqiptare shpalosën mënyrën e funksionimit të këshillit, përbërjen e tij, anëtarësinë e shoqatave brenda këshillit, planin për zgjerimin e këshillit dhe më gjerë, planifikimin e aktiviteteve në fusha të ndryshme etj., përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtij takimi u dakorduam që këtë praktikë të mirë të funksionimit të këshillit të shoqatave ta përcjellim edhe në vende të tjera ku veprojnë ato.
Në takim me ta u diskutuan dhe u harmonizua agjenda për aktivitetet e përbashkëta ndërmjet Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Këshillit koordinues të shoqatave shqiptare në Diasporë, konkretisht për organizimin e “Ditëve të Kulturës Shqiptare në Austri”, të cilat do të zgjasin deri në dhjetor.
Anëtarët e këtij këshilli e falënderuan MDIS-in për mbështetjen e vazhdueshme që u japin për aktivitetet kulturore në Austri.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Forumi Ekonomik: Kostot e sigurisë vazhdojnë të rriten Në vitin 2025, shpenzimet pothuajse arritën tavanin prej 9 milionë frangash; një vizitë e mundshme e... -
Tesla godet një automjet policie, duke shkaktuar dëme prej 100,000 frangash -
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë













