Kosova
Taksa 100%, me cilat shtete e zëvendësoi Kosova Serbinë?
Kanë kaluar rreth gjashtë muaj që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Për efektet e saj si në planin ekonomik ashtu edhe politik, ka mendime e vlerësime të ndryshme. Disa i shohin si pozitive, e të tjerë edhe negative.
Efektet më të mëdha të taksës 100 për qind, ndërlidhen me aspektin ekonomik.
Serbia, e cila para vendosjes së taksës ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë, për këto gjashtë muajt e fundit ka rënë si eksportuese e mallrave në vetëm 4 milionë euro, derisa për periudhën e njëjtë kohore gjatë vitit 2017, ky shtet eksportonte në Kosovë mbi 200 milionë euro.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka ulje të eksporteve të produkteve nga Serbia në Kosovë prej 98.2 për qind.
“Në përgjithësi është vërejtur një rënie e theksuar e importeve me origjinë serbe dhe atyre të Bosnjës. Nëse merret periudha janar – prill 2018 dhe krahasohet me periudhën e njëjtë të këtij viti vërehet se nga Serbia ka pasur rreth 134 milionë euro import, derisa në vitin 2019 kemi 2.4 milionë euro import që kemi një ulje prej 132 milionëve”, thotë Stavileci.
Produktet që vinin nga Serbia, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, thekson Stavileci u zëvendësuan brenda një kohe të shkurtër.
“Në bazë të statistikave të doganave, Turqia ka një rritje të importeve në Kosovë prej 31 për qind krahasuar me vitin e kaluar po ashtu produktet nga Gjermania kanë rritje prej 24 për qind, pastaj janë produktet nga Maqedonia me 53 për qind, Shqipëria ka më së shumti përfitime nga kjo me rreth 60 për qind rritje, po ashtu rritje të importeve ka pasur edhe nga Sllovakia, Italia, Kroacia”, thotë Stavileci.
Artikullin e plotë e lexoni te Radio Evropa e Lirë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore















