CH-Ballkani
Task Forcë Mjekësore për Ballkanin, mungon Kosova
Kriza e azilkërkuesve në vitet e fundit, që arrinin në vendet e BE duke kaluar në vendet e Ballkanit Perëndimor tregoi domosdoshmërinë e koordinimit dhe bashkëpunimit rajonal edhe në fushën e mjekësisë
Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia janë pajtuar të ngrenë një Task Forca Mjekësore.
Ajo do të jetë një njësi mjekësore shumëkombëshe, e dislokueshme, që do të mbështesë operacionet për të përballuar fatkeqësitë natyrore apo kriza me karakter human, në nivel rajonal, raporton “DW”.
Marrëveshja mes gjashtë vendeve të Ballkanit për të ngritur një Task Force Mjekësore është e para e këtij lloji, derisa mungon Kosova, përcjell albinfo.ch.
Kriza e azilkërkuesve në vitet e fundit, që arrinin në vendet e BE duke kaluar në vendet e Ballkanit Perëndimor tregoi domosdoshmërinë e koordinimit dhe bashkëpunimit rajonal edhe në fushën e mjekësisë.
Sipas FRONTEX në vitin 2016 rreth 123,000 refugjatë kaluan përmes Ballkanit Perëndimor dhe arritën në vendet e BE-së.
Numri i refugjatëve që humbën jetën në përpjekje për të arritur BE u rrit ndjeshëm në vitin 2016.
Marrëveshja synon të parandalojë episode të tilla, të ndodhura në kulmin e krizës së refugjatëve, në periudhën 2015-2016. Për këtë qëllim pritet të ngrihen ekipe të reagimit të shpejtë për të ndihmuar për situata të vështira në rajon, lehtësuar fatkeqësi natyrore apo kriza humanitare.
Ngritja e Task Forcës mjekësore rajonale ka kosto të konsiderueshme financiare dhe logjistike, të cilat Shqipëria këtë vit është e gatshme t’i përballojë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











