Sport
Taulant Xhaka mund të transferohet në Premierligë
Skuadra e West Hamit ka shprehur interesim për Taulant Xhakën dhe janë të gatshëm të ofrojnë 10 milionë funte për shërbimet e tij
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka po kalon pushimet në Londër pranë vëllait të vogël Granitit. Por, edhe Taulanti mund të bëhet pjesë e kampionatit anglez, shkruan albinfo.ch.
Është skuadra e madhe angleze, West Ham United që po kërkon transferimin e Xhakës në Ishull. Mediat zvicerane kanë shkruar se West Ham është e gatshme të dalë me një ofertë serioze në drejtim të Baselit për Xhakën.
West Ham ofron rreth 10 milionë funte për ta bërë të vetin përfaqësuesin shqiptar. Sigurisht që 25-vjeçari do ta priste mirë një transferim në Londër pasi do të ishte afër vëllait të tij të vogël, Granitit.
Ditë më parë disa skuadra evropiane shprehën interesin për mesfushorin shqiptar, i cili po kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg Baselit.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










