Lajme
Të aksidentuarit kthehen në Kosovë
Të gjithë kosovarët e aksidentuar, me ndihmën e Qeverisë së Kosovës, janë kthyer në atdhe, ndërsa vetëm një është dërguar në Spitalin e Nishit
Të lënduarit e autobusit të aksidentuar sot në afërsi të Kurshumlisë në Serbi, janë kthyer në Kosovë, përveç një personi, i cili po trajtohet në Klinikën Spitalore të Nishit në Serbi. Të gjithë kosovarët e aksidentuar 49 sa ishin në bord, me ndihmën e Qeverisë së Kosovës, janë kthyer në atdhe, disa nga të cilët po vazhdojnë trajtimin në Prishtinë e Podujevë.
Mjeku Muhamet Hotit, nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Podujevë, i cili kishte dal në Merdare për t’i pritur të aksidentuarit, tha se të lënduarit kanë arritur në Kosovë se dhe pasi janë trajtuar në këtë qendër mjekësore, janë liruar për në shtëpi.
Sipas Hotit lëndimet e tyre kanë qenë të lehta, kryesisht shtypje në pjesë të ndryshme të trupit. “Rreth 49 të lënduar kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Më pas kemi organizuar edhe kthimin e tyre për në Kosovë, ndërsa vetëm njëri do të mbetet më gjatë në trajtim”, thuhet në një kumtesë të MPJ-së.
Ndërsa sipas një kumtese lëshuar nga Ministra e Shëndetësisë, në kthimin e kosovarëve të aksidentuar janë angazhuar Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Diasporës.
Këto dikastere përmes Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që të sigurohet transporti i pacientëve të lënduar për vazhdimin e tretmanit mjekësor, për rastet që ishin më të rënda, ndërkohë që rastet me lëndime më të lehta trupore, pas trajtimeve mjekësore të marra në Serbi, janë lëshuar në shtëpi.
“Në Klinikën Emergjente janë sjellë 10 të lënduar në aksidentin rrugor, të gjithë të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore nga mjekët kujdestar të Klinikës Emergjente, pas ekzaminimit, diagnostikimit, konsulencave mjekësore dhe trajtimit të gjithë lënduarit dërgohen për trajtim të mëtejshëm në shtëpi”, deklaroi Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndryshe, autobusi i kompanisë “Zhitia” i cili po bartte udhëtarë nga Austria në Kosovë, ka pësuar aksident të rëndë në Rudare, Serbi. Shumica ngalëta udhëtarë janë lënduar, ndërsa ky konsiderohet aksidenti më i rëndë me bashkatdhetarë kosovarë gjatë kësaj vere.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të... -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale











