CH-Ballkani
“Të bijtë e Sefës” liderë të folklorit shqiptar
Në Festivalin mbarëkombëtar folklorik “Oda e Llapushës” me rastin e Ditëve të Mërgatës, “Të bijtë e Sefë Mleqanit” dhe SHKA “Shote Galica”, dolën fitues
“Të bijtë e Sefë Mleqanit” nga Mleqani i Malishevës dhe Shoqata
Kulturore e Artistike “Shote Galica” nga Drenasi, kanë dalë fitues të
Festivalit mbarëkombëtar folklorik “Oda e Llapushës”, që u organizua
nga Komuna e Malishevës, në kuadër të shënimit të Ditëve të Mërgatës
dhe të Diasporës.
Ky festival i ndarë në dy cikle, ka përfunduar në orët e mesnatës,
ndërsa në mesin e dhjetëra rapsodëve dhe grupeve folklorike, juria
profesionale, në përbërje nga prof.Dr. Adem Zejnullahu, prof..Dr.
Mehmet Rukiqi dhe Sami Piraj, kanë zgjedhur fitues SHKA “Shote Galica”
dhe “bijtë e Sefë Mleqanit”.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Malishevës,
Blerta Krasniqi i falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë në
mbajtjen e festivalit, ndërsa dy ditët e fundit i konsideroi si festën
më të madhe të kësaj komune.
“Ju të gjithë pjesëmarrësit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i
Zi, nga Lugina e Preshevës e nga Diaspora, që çdo herë kontribuoni
shumë, na zbukuruat qytetin tonë, dhatë dritë me zërin tuaj të bukur e
me vallet e mrekullueshme, edhe atëherë kur dritat elektrike nuk na
punonin mirë”, tha mes tjerash Krasniqi.
Vendi i dytë në këtë festivalit iu nda “Vëllezërve Kryeziu” nga
Mleqani dhe vendi i tretë po ashtu u nda rapsodëve Bajram Baja me
grupin nga Banja dhe Sylë Nishorit nga Theranda. Ndërsa Çmimi i
“Veterani i folklorit” ju nda rapsodit Sejdi Morina, ndërsa çmimi
“Beqir Gashi”, për debutuesit më të mirë ju nda Pëllumb Gashit nga
Drenasi.
Në këtë festival po ashtu u nda edhe çmimi i karrierës për kontribut
në rapsodi, të cilën pa konkurrencë e fitoi rapsodi Ali Krasniqi.
Çmimin kryesor “Sali e Feriz Krasniqi” e ka ndarë, kryetari i Komunës
së Malishevës, Ragip Begaj.
Në festivalin folklorik “Oda e Llapushës” kanë marrë pjesë emrat më të
njohur të folklorit shqiptarë: Ali Krasniqi’ SHKA ” Salih e Feriz
Krasniqi; “Të bijtë e Sefë Mleqanit; SHKA ” Muharrem e Xhevat Qena
“SHKA ” Jehona e Dukagjinit, rapsodi Islam Hasi, rapsodi Agim Korpuzi;
rapsodi Lul Sejdiu; Fatmir Bajra; vëllezërit Çeta; rapsodët Liti dhe
Biti; vëllezërit Zogaj; Gëzim Bytyçi; Ansambli i valleve ” Llapusha;
SHKA “Shotë Galica”; Ferid Dida me grupin e Kukësit etj.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












