Shkurt.ch
Të djathtët, në ofensivë për rishikimin e ligjit të azilit
Deputetët e djathtë, sot, duke vepruar si një komitet i përbashkët kanë paraqitur argumentet e tyre në të mirë të revidimit të ligjit për azilin
Partitë e spektrit të djathtë të përfaqësuara në Parlamentin e Zvicrës kanë nisur të martën një fushatë në favor të iniciativës për rishikimin e Ligjit për Azilin, për të cilin populli i Zvicrës do të dalë në referendum më 9 qershor.
Qëndrimi i partive të djathta është se ligji i rishikuar (revizionuar) i azilit do të jetë një hap përpara në drejtim të funksionimit më të mirë të politikës së azilit në Zvicër. Në këtë kuptim, deputetët e këtyre partive sot, duke vepruar si një komitet i përbashkët kanë paraqitur argumentet e tyre në të mirë të iniciativës.
Deputeti i CVP/PDC-së, Gerhard Pfister ka thënë për mediet në Bernë se problemet në fushë të azilit janë evidente. Por duhet gjetur një rrugë të mesme, që shkon ndërmjet përgjegjshmërisë së politikës dhe reagimit ndaj pakënaqësisë së madhe që mbretëron në popull.
Ndër temat me përparësi që kanë prezantuar përfaqësuesit e të djathtës ka qenë shpejtimi i planifikuar me rishikim, i procedurës së azilit. Ligji i rishikuar i mundëson Qeverisë së Zvicrës që të provojë një fazë testuese të procedurave. Në këtë mënyrë, qeveria do të ketë në dorë njëinstrument të rëndësishëm për të bërë në mënyrë më efikase shqyrtimin e kërkesave të azilit, ka thënë Marianne Streiff nga EVP.
Komiteti për Po rishikimit të ligjit për azilin përshëndet financimet që u jepen kantoneve për programe angazhimi (punësimi të përkohshëm) të azilkërkuesve dhe për strehim ndaras të azilkërkuesve problematikë. Këto masa do të ndikojnë që popullata e cila jeton në afërsi të qenrave të strehimit të azilkërkuesve të ndjehet më e sigurt. Në Chiasso programet e tilla kishin pasur ndikim pozitiv ka thënë Roberta Pantani nga Lega/TI.
Ndërsa Martin Landolt nga BDP ka thënë se duhet ndarë “shapin prej sheqerit” në kuptimin që të përmirësohet imazhi i azilkërkuesve, respektivisht pranimi i tyre nga ana e popullatës. Sepse, ka thënë ai “Kush i kursen të këqijtë, i dënon të mirët”.
Komiteti për Po revidimit të ligjit të azilit shprehet po ashtu për heqjen e të drejtës së kërkimit të azilit në përfaqësitë diplomatike të Zvicrës jashtë vendit. Gjithashtu edhe baza për azil për dezertorët e shërimit ushtarak duhet të hiqet.
Zvicra është vendi i vetëm në Evropë dhe ndër të vetmit në botë që deri tash ka pranuar paraqitjen për azil në përfaqësitë e saj diplomatike, ka thënë Heinz Brand nga SVP/UDC
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër














