Lajme
Të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë sillen para gjyqit
Minsitrja Jankulovska ka thënë se ata do të gjykohen si terroristë dhe se terrorizmi është kërcënim në gjithë botën
Mëngjesin e sotëm, 20 të arrestuarit në aksionin e djeshëm të Njësiteve policore, janë dërguar në ambientet e Gjykatës Themelore Shkupi 1, me forca të shumta policore. Në këtë vend ata do të merren në pyetje lidhur e akuzat që i ka ngritur policia dhe që u prezantuan nga ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska në konferencën e shtypit. Sipas paralajmërimeve, raporton portali Koha, marrja në pyetje e të arrestuarve pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës.
Ndryshe, 20 shqiptarë të arrestuar, në mesin e të cilëve edhe pensionistë dhe një grua 60 vjeçare, ishte bilanci i aksionit të së hënës herët në mëngjes i njësiteve speciale dhe policisë së Maqedonisë. Haraçina, Shutka, Gazi Baba, Serova dhe Hasanbegu janë gdhirë të rrethuar me policë të shumtë që kishin bastisur dhjetëra shtëpi.
Ministrja Jankullovska është lavdëruar se “u kapën autorët e vrasjes së pesëfishtë në Smilkocë”, ndërkohë që për të arrestuarit ka thënë se janë islamistë radikal që kanë luftuar në Pakistan dhe Afganistan kundër NATO-s.
Ajo ka thënë se ata do të gjykohen si terroristë dhe se terrorizmi është kërcënim në gjithë botën prandaj Maqedonia nuk është ndonjë përjashtim.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?












