Shkurt.ch
Të gjithë kundër të ardhurave pa punuar
Asnjëri nga parlamentarët (Dhoma e Kantoneve) nuk ka votuar pro iniciativës e cila kërkon "të ardhura të pakushtëzuara për të gjithë"
Iniciativa popullore «Për të ardhurat e pakushtëzuara» ka dështuar tashmë në të dyja dhomat e Parlamentit të Zvicrës. Pas votimit me shumicë dërmuese kundër (146 me 14) që pati bërë Dhoma Nacionale para më se një muaji, të mërkurën kundër kësaj iniciative ka votuar edhe Dhoma e Kantoneve. Kësaj here kundërshimi ka qenë i njëzëshëm, gjegjësisht asnjëri nga deputetët nuk i kanë dalë në krah iniciativës.
Iniciativa e përmendur kërkonte që të gjithë njerëzit e moshës madhore në Zvicër, pavarësisht nëse punojnë ose jo, të kenë të drejtë për të marrë nga 2500 franga në emër të të adhurave të pakushtëzuara. Një shumë e tillë, sipas iniciuesve do të ishte e mjaftueshme për «një jetë në dinjitet», të të gjithëve.
Por, shumica e madhe e deputetëve ashtu si dhe e opinionit, ka shprehur një qëndrim diametralisht të kundërt. Sipas tyre, një mënyrë e tillë e ndarjes së të ardhurave pa asnjë bazë, do të vepronte si joshje e rreme për ata që nuk duan të punojnë, shkruan srf.ch. Ndërsa nga ana tjetër, zbatimi i kësaj iniciative do ta çrregullonte seriozisht sistemin e sigurimeve sociale.
Një arsye tjetër e refuzimit të inicativës për «Të ardhurat e pakushtëzuara» është fakti se iniciuesit nuk e kanë bërë të qartë burimin ku do të gjendeshin financat për iniciativën e tyre, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër Këshilli Federal, i cili po ashtu ka rekomanduar kundërshtimin, ka vlerësuar se vënia në jetë e një iniciative të tillë do t`i kushtonte vendit 208 miliardë franga në vit, shkruannzz.ch.
153 miliardë do të duhej të siguroheshin përmes tatimeve plotësuese, që do të duhej të shtoheshin mbi të ardhurat ekzistuese.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














