Lajme
Të hënën formohet qeveria e re e Kosovës
Thaçi ka thënë se PDK-ja, bashkë me partnerët në koalicion, ka arritur të krijojë një mazhorancë në Kuvend
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë në largim, kryeministri Hashim Thaçi bëri të ditur se qeveria e re mund të formohet të hënën, më 21 shkurt, kur do të mbahet mbledhja konstitutive e përbërjes së re të Kuvendit.
Në këtë mbledhje, Thaçi ka falënderuar ministrat për punën e bërë gjatë mandatit tashmë të përmbyllur.
Ndërsa, në cilësinë e mandatarit të ardhshëm, Thaçi ka thënë se PDK-ja, bashkë me partnerët në koalicion, ka arritur të krijojë një mazhorancë në Kuvend, që do të garantojë një qeverisje stabile për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
I bindur se tashmë ka siguruar mbështetjen e Kuvendit për qeverinë e re, Thaçi tha se po i vazhdon edhe konsultimet me Brukselin për përmbushjen e agjendës evropiane, ku ai veçoi liberalizimin e vizave brenda 15 muajve si dhe dialogun me Beogradin.
Thaçi ka thënë se është i bindur që dialogu me Beogradin do të përmbyllet me njohjet reciproke ndërmjet dy shteteve.
Ndryshe, të hënën pritet konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës dhe nëse marrëveshja për koalicion, siç edhe është paralajmëruar, do të nënshkruhet gjatë kësaj jave.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












