Të huajt bëhen më rrallë “për spital” se zviceranët
192 në 1000 zviceranë shtrohen në spital brenda vitit. Te të huajt, kjo shkallë është më e ulët se mesatarja zvicerane
Të huajt me qëndrim në Zvicër “vizitojnë” më rrallë spitalet në krahasim me vendësit. Këtë konstatim e ka arritur një studim i Observatorit Zviceran të Shëndetësisë, Obsan. Sipas studimit, megjithatë disa grupe të të huajve, për sëmundje të caktuara kanë shkallë më të lartë hospitalizimi.
Gjatë vitit 2009 në 1000 zviceranë 192 veta kishin qëndruar në spital. Te të gjithë të huajt, pos te amerikanët e jugut, afrikanët dhe rusët me qëndrim në Zvicër, kjo shkallë ishte më e ulët se mesatarja zvicerane. Te grupet e lartpërmendura bëhet fjalë për 200 deri 300 hospitalizime në 1000 banorë.
Në këtë studim nuk janë marrë parasysh strukturat e ndryshme moshore.
Zviceranët janë hospitalizuar mbimesatarisht shpesh për lëndimet e gjunjve ose të këmbëve, për kurim nga tumoret malinje etj. Ndërsa të huajt nga lindja e afërme kanë qëndruar në shkallë mbiproporcionale në spital për sëmundje psikike, të zemrës, të boshtit kurrizor dhe të shpinës.
Meshkujt nga Italia dhe femrat nga Evropa e lindjes shtrohen më shpesh në spital për sëmundje të veçanta të zemrës. Diabeti është më i shpeshtë te njerëzit nga Lindja e Afërt, Evropa lindore dhe Italia ndërsa më i rrallë te të huajt nga Evropa Perëndimore.
Ndër porositë që përcjell te migrantët ky studim është që ata të kenë më shumë kujdes në ushqim, lëvizje dhe pirje duhani, sepse shumica e sëmundjeve, më karakteristike për ta vijnë nga shprehitë që lidhen me faktorët e lartpërmendur.
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni Një studim i ri në Zvicër ka hedhur dritë mbi arsyet pse një numër gjithnjë e... -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë -
Kanë rrahur politikanin e SVP-së: Arrestohen tre veta – njëri prej tyre, kosovar -
Një vit kontrastesh për bujqësinë zvicerane








