Jeta në Zvicër
Të huajt me integrim të dobët rrezikojnë të humbasin lejen e qëndrimit
Nëse integrimi nuk ecën mirë, atëherë sanksionet e rënda mund të vendosen
Javën e kaluar, qeveria zvicerane ka hapur diskutime mbi rregullat e reja mbi integrimin e të huajve, kampanjën ‘karrota dhe shkop’ (shprehje që përdoret për shpërblim ose ndëshkim), për përmirësimin e integrimit dhe uljen e shkallës së lartë të papunësisë midis këtij grupi, shkruan “Le News”.
Sipas “Le Matin”, ndryshimet e miratuara dhjetorin e kaluar dhe që do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2018, do të jetë vetëm hapi i parë, përcjell albinfo.ch.
Këto synojnë përmirësimin e integrimit profesional dhe përfshijnë heqjen e një takse të veçantë të paguar nga refugjatët për viza të përkohshme.
Shumë rregulla të ardhshme, të planifikuara për verën e vitit 2018, do të zëvendësojnë një proces administrativ të autorizimit të thjeshtë për ata me lejet F, një vizë e përkohshme 12 mujore që u jepet zakonisht azilkërkuesve.
Rregullat e tjera të reja do të prezantojnë dispozitat ‘karrota dhe shkop’. Nëse dikush tregon progres të favorshëm në integrimin, një leje mund të jepet për dy vjet.
Nëse integrimi nuk ecën mirë, atëherë sanksionet e rënda mund të vendosen. Integrimi do të matet duke shikuar respektin për rendin dhe sigurinë publike, pjesëmarrjen në jetën ekonomike ose arsimin, dhe mësimin e gjuhës.
Ata që nuk tregojnë dëshirë për t’u integruar mund të kërkohet për të nënshkruar marrëveshjet e integrimit, duke përcaktuar se çfarë pritet prej tyre.
Mosrespektimi i marrëveshjes mund të ndikojë në rinovimin e lejes. Për shembull, dikush me një leje C – një vizë me leje qëndrimi të përhershme – që nuk i plotëson kërkesat e integrimit mund ta gjente veten të ulur në një leje B.
Refugjatëve dhe mbajtësve të lejeve të përkohshme që marrin ndihmë sociale, mund t’u kërkohet të marrin pjesë në programet e integrimit.
Nëse ata refuzojnë pa ndonjë arsye të vlefshme, ata mund të shohin se përfitimet e tyre janë prerë.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë











