Shkurt.ch
Të huajt nga BE, 31 milionë franga në emër të papunësisë
Atyre u llogariten kontributet e paguara të papunësisë në vendet e tyre. Nga kjo mundësi përfitojnë shumë shtetas të këtyre vendeve.
Të huajt të cilët kanë punuar dhe kanë paguar kontributet së paku një vit gjatë dy viteve të fundit, kanë të drejtë të marrin të ardhura të papunësisë. Por megjithëkëtë po vjen duke u rritur numri i të huajve të cilët paraqiten për të përfituar nga këto të ardhura edhe pse kanë shumë pak kohë që kanë ardhur në Zvicër.
Por ajo që u mundëson të huajve që kanë shtetësi të vendeve të BE-së dhe EFTA-s të marrin të ardhura të papunësisë pa plotësimin e këtyre kushteve është se atyre u llogariten kontributet e paguara të papunësisë në vendet e tyre. Nga kjo mundësi përfitojnë shumë shtetas të këtyre vendeve.
Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco) gjatë vitit 2014 u ka paguar 2313 personave me leje qëndrimi B ose me leje të shkurtë qëndrimi (L) para të papunësisë në mbështetje të kontributeve që ata kanë dhënë në fondet e vendeve prej nga vijnë.
Ky numër është për 550 më i madh se një vit më parë. Marrë në tërësi, të gjithë së bashku kanë marrë 31 milionë franga ose 10 milionë më shumë se në vitin 2012.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër













