Lajme
Të hyrat bien, shpenzimet rriten
Sipas publikimit të BQK-së, shpenzimet qeveritare për investime kapitale deri në shtator të vitit 2013 shënuan rënie vjetore prej 5.7 për qind
Gjatë muajin shtator shpenzimet qeveritare për konsum të mallrave dhe shërbimeve kanë shënuar rritje vjetore prej 1.5 për qind duke arritur në 115 milionë euro, ndërsa të hyrat buxhetore shënuan rënie vjetore prej 6.2 për qind, apo në vlerë prej 1.06 miliardë euro.
Këto të dhëna kanë dalë të martën nga Banka Qendrore të Kosovës (BQK). Sipas kësaj të fundit, vlera e përgjithshme e shpenzimeve buxhetore në Kosovë deri në fund të shtatorit 2013 arriti në 1.01 miliard euro, që paraqet një ngritje prej 1.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
“Shpenzimet qeveritare për paga dhe mëditje si dhe shpenzimet qeveritare për subvencione dhe transfere kanë shënuar rritje prej 2.4 përkatësisht 20.7 për qind duke arritur në 277.5 përkatësisht 227.3 milionë euro”, citon KL raporton e BQK-së.
Sipas publikimit të BQK-së, shpenzimet qeveritare për investime kapitale deri në shtator të vitit 2013 shënuan rënie vjetore prej 5.7 për qind.
Rënia e të hyrave buxhetore prej 6.2% i adresohet kryesisht rënies së të hyrave vetanake të komunave dhe të nivelit qendror prej 8.0 për qind dhe nivelit më të ulët të pranimeve nga emetimi i letrave me vlerë prej 18.6 për qind.
Ndërsa të hyrat neto të mbledhura nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) shënuan rritje prej 12.1 për qind, duke arritur nivelin neto prej 202.9 milionë euro. Përkundër rënies së importit, të hyrat e mbledhura në kufi arritën vlerën neto prej 608.2 milionë euro, duke shënuar një ngritje prej 1.3 për qind.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane












