Lajme
Të martën Marty e prezanton raportin
Raportuesi Dick Marty, të martën do ta prezantojë raportin e tij, në mbledhjen plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila fillon të hënën, më 24 janar në Strasburg, Sipas agjencisë Beta, do të gjendet edhe një raport tjetër që ka të bëjë me Kosovën dhe rajonin në tërësi, ndërsa së pari do të shqyrtohet raporti i Martyt, për të cilin do të votohet më 25 janar.
Po ashtu sipas agjensisë Beta, Beogradi në këtë mbledhje do ta përfaqësojë delegacion i Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në krye me Dragolub Miçunoviq, ndërsa detyra kryesore e tyre do të jetë zbutja e rezolutës nëpërmjet amendamenteve dhe që të sjellin europarlamentarët që së më shumë sish të votojnë për rezolutën.
Ndërsa, pjesëmarrjen e ka paralajmëruar edhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës. Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, por zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar se “qysh nga viti i kaluar u është lejuar pjesëmarrja në punimet e institucioneve të Këshillit të Evropës kur bëhet fjalë për Kosovën”.
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët Teleferikët dhe linjat hekurudhore malore në Zvicër raportojnë një sezon dimëror relativisht të mirë, megjithëse ka... -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes












