Shkurt.ch
Të rinjtë dhe frankofonët, skeptikë ndaj BE-së
48% të frankofonëve dhe 59% të gjermanofonëve besojnë se marrëveshjet bilaterale me BE-në sjellin të mira
Të rinjtë në gjithë Zvicrën dhe frankofonët e të gjitha moshave,në veçanti nuk shohin përfitime në afrimin e Zvicrës me BE-në. Vetëm 8 për qind të të rinjve të moshave 18 deri 29 vjeçare shohin vetëm përparësi në marrëveshjet bilaterale Zvicër-BE. Ndërsa te personat e moshës mbi 70 vjeçare, si konstaton një studim i politologut Claude Longchamp, kjo kuotë është 19%, pra dyfish më e lartë.
Sipas studiuesit të përmendur ky skepticizëm te të rinjtë shpjegohet me presionin nga shtetasit e BE-së në tregun zviceran të punës që ata e ndjejnë më shumë se të moçmit. Presioni në paga bën pjesë në mesin e faktorëve që më së shumti kanë përmendur kundërshtarët e marrëveshjeve bilaterale. Më saktësisht: 63% të 2500 të pyeturve kanë përmendur këtë pikë si problematike, shkruan “Nzz am Sonntag” duke prezantuar të dhëna nga ky studim.
Është interesante se për herë të parë me këtë studim, zviceranët frankofonë dalin më skeptikë se ata të pjesës gjermane sa i takon afërsisë me BE-në. Vetëm 48% të tyre besojnë se marrëveshjet bilaterale me BE-në sjellin vetëm të mira ose në radhë të parë të mira. Ndërsa në zonën gjermane besim pozitiv kanë 59% të të anketuarve.
Gjendja më e keqe sa i përket besimit në marrëveshjet bilaterale me BE-në është në kantonin jugor, italishtfolës, Ticino. Atje vetëm 24% besojnë se ruajtja e bilateraleve është në të mirë të Zvicrës.
Megjithatë, marrë në përgjithësi ata që janë pro marrëdhënieve bilaterale në nivel të Zvicrës përbëjnë ende shumicën. 55% të të anketuarve shohin në këtë pikë vetëm përparësi ose para së gjithash përparësi. Në rast se do të duhej të përcaktoheshin në mes të jetësimit strikt të Iniciativës kundër migracionit masiv (të SVP-së) dhe ruajtjes së marrëveshjeve bilaterale me BE-në, shumica do të ishin për të dytën.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Bllokim trafiku përpara portalit verior: Pritje e gjatë para tunelit Gotthard Një orë e 40 minuta pritje para Gotthardit. Tashmë një javë para Pashkëve, TCS raporton një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune -
Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë -
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane?













