Shkurt.ch
Të rinjtë nga BE-ja, për mësim të zanatit në Zvicër
Projekti mendohet të ndihmojë degët e ekonomisë që kanë problem me sigurimin e punëtorëve të gjeneratës së re
Këshilli Federal i Zvicrës do të shqyrtojë mundësinë që të rinjtë e papunë nga shtetet e Bashkimit Evropian të sillen në Zvicër për të ndjekur arsimimin profesional (zanatin). Për këtë qëllim, ministri i ekonomisë, Johann Schneider-Ammann ka urdhëruar formimin e një grupi pune, ka konfirmuar Ministria e Ekonomisë dhe e Arsimit, për radion SRF.
Ky grup punues duhet të sqarojë çështjet e hapura që lidhen me projektin.
Ky projekt nëse pranohet, mund të hyjë në fuqi më së afërmi në fillim të vitit të ardhshëm shkollor, që domethënë në verën e vitit 2014.
Projekti mendohet të ndihmojë degët e ekonomisë që kanë problem me sigurimin e punëtorëve të gjeneratës së re.
Por Federata Zvicerane e Tregtisë (SGW) shpreh dilemat e saj lidhur me suksesin e kësaj nisme. Sipas drejtorit të sa, Bigler, nevojitet të shqyrtohet nëse këta të rinj duhet të mbeten në tregun zviceran të punës ose jo.
“Kualifikimi i të rinjve të huaj në Zvicër ka kuptim vetëm nëse ata mund të integrohen në tregun e këtushëm të punës. Po ashtu duhet të zgjidhet edhe problemi i përkujdesjes ndaj këtyre të rinjve, si fjala vjen, çfarë do të bëjnë ata gjatë kohës së lirë në Zvicër etj.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel Në natën mes së shtunës dhe të dielës, më 29 mars, ora në Zvicra do të... -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3














