Lajme
Të rinjtë nga Maqedonia mësojnë për tolerancën ndërkulturore në Zvicër
Rreth 40 nxënës të pesë shkollave fillore në Ohër, Strugë, Gotivar, Shtip dhe Manastir do të jenë pjesë e kampit të 5-të ndërkulturor që do të mbahet në Fshatin e fëmijëve “Pestalozzi” në Trogen të Zvicrës.
Kampi në fjalë do të mbahet nga 3 deri më 17 korrik 2014 . Përmes aktiviteteve të ndryshme kampi do t’u mundësojë nxënësve të mësojnë në lidhje me parimet e dialogut ndërkulturor dhe të komunikimit si dhe për tolerancën në mesin e fëmijëve dhe të rinjve të kulturave të ndryshme.
Deri tani kampet ndërkulturore të organizuara nga koalicioni i organizatave rinore “SEGA” ishin përfshirë 160 nxënës nga 10 shkolla fillore dhe 5 të mesme nga Prilepi , Dibra, Kumanova, Tetova, Kavadarci, Ohri, Struga, Gostivari, Manastiri dhe Shtipi.
Ata do të udhëtojnë në Fshatin e Fëmijëve në Trogen dhe do të jetojnë së bashku në një shtëpi gjatë gjithë kohës duke qenë pjesë e kurseve për edukimin ndërkulturor dhe të drejtat e fëmijëve. Ata gjithashtu do të shkëmbejnë përvojat e tyre ndërkulturor me një grup tjetër të kolegëve të tyre nga Ukraina.
Në fund të kampit fëmijët dhe të rinjtë do të përgatisin një plan veprimi për shkëmbimin dhe transferimin e njohurive nga ajo që kanë mësuar në Zvicër për bashkëmoshtarët e tyre në vend.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të... -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale












