Shkurt.ch
Të rinjtë nuk mund të gjejnë punë
Ekonomia zvicerane po lulëzon, nga ana tjetër të rinjtë pak po përfitojnë nga ky trend ekonomik. Shifrat flasin për 10.4 për qind të të rinjve mes moshës 15 - 24-vjeçare që janë të papunë
Është shënuar rritje e lehtë e numrit të të papunëve në Zvicër. Sipas shifrave të fundit nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), janë 19.327 të rinj që ishin regjistruar si të papunë në muajin nëntor. Bëhet fjalë prej 3.4 për qind të rinjve të papunë. Por nëse analizohet në nivel vendi, atëherë nuk ka vend për panik, ngase shifrat e papunësisë nuk shkojnë më shumë se 3.2 për qind.
Nga ana tjetër, sipas kritereve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), papunësia e të rinjve në Zvicër duket më ndryshe. Përqindja e të rinjve të papunë mes moshës 15 – 24-vjeçare llogaritet deri në 10.4, më shumë se në Austri me 9.2 për qind dhe në Gjermani me 8.8 për qind, llogarit «SonntagsZeitung».
Në të njëjtën kohë, një vit më parë ishin regjistruar 10.1 për qind e të rinjve të papunë në Zvicër. 16 për qind e të rinjve me prejardhje të huaj ishin të papunë.
Ministri i Jashtëm i Zvicrës, Didier BURKHALTER, ndër të tjera ka paralajmëruar iniciativën e SVP-së, duke thënë se zviceranët nuk kanë probleme me papunësinë e të rinjve si vendet e Bashkimit Evropian.
SVP-ja arsyetohet se papunësia është një nga argumentet kryesore për iniciativën e tyre të imigracionit, ngase sipas tyre, të rinjtë kanë qenë të lënë pasdore në vend.
Martin Baltisser nga SVP –ja mendon se punësia e të rinjve shkon deri në 10.4 për qind.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












