Lajme
Tek të sëmurët rëndë me kovid paraqitet problemi i kujtesës
Këto rregullime kanë ndodhur tek 13 për qind e pacientëve ambulatorë, ndërsa tek ata që trajtoheshin në spital, kanë ndodhur në 35 për qind të rasteve
Pasojat konjitive (njohëse) afatgjata të sëmundjes me Covid-19, sipas një studimi të ri, ndodhin gjithnjë e më shumë pas rrjedhave më të rënda të sëmundjes.
Studimi i realizuar në SHBA dhe i publikuar në revistën “Jama” tregon se pacientët me korona, të cilët ishin shtruar në spital prekeshin shumë herë më shpesh në disa zona sesa njerëzit që trajtoheshin në baza ambulatore, shkruan srf.ch.
Te pacientët me rrjedhë më të rëndë të koronës janë konstatuar dallime veçanërisht të theksuara në çrregullimet e gjetjes së fjalëve, trasnmeton albinfo.ch. Këto çrregullime kanë ndodhur vetëm tek 13 për qind e pacientëve ambulatorë, ndërsa tek ata që trajtoheshin në spital, ato kanë ndodhur në 35 për qind të rasteve.
Por kishte janë gjetur dallime të konsiderueshme edhe sa u përket problemeve të vëmendjes dhe kujtesës.
Studimi është kryer me të dhëna nga 740 pacientë Covid-19 të regjistruar në grupin spitalor amerikan Mount Sinai, përcjell albinfo.ch. Në përgjithësi, ata kishin më shumë gjasa të kishin probleme në memorizimin ose kujtimin e diçkaje – kjo ka prekur pothuajse një në katër persona, të përfshirë në studim.
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” Bernarda arrin në finalen e “The Voice” ... -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026













