Lajme
Tërmeti që goditi Greqinë, u ndje edhe në Maqedoni
Sipas medieve nga Shkupi, tërmeti u dëgjua dukshëm në Valandovë, Strumicë, Gjevgjeli, Dojran, Bogdanc dhe Negotin
Pas tërmetit të fuqishëm prej 4.7 shkallë që dridhi Greqinë, u ndje edhe në Maqedoni duke shkaktuar frikë tek banorët e ish Republikës Jugosllave. Sipas medieve nga Shkupi, tërmeti u dëgjua dukshëm në Valandovë, Strumicë, Gjevgjeli, Dojran, Bogdanc dhe Negotin.
Dridhjet kanë vazhduar edhe pas gjashtë orë por me një shkallë më të ulët edhe atë 2,2 dhe 2.5 sipas Rihterit, njofton zhurnal.
Me këtë vërtetohet se Ballkani gjendet në një fazë sizmike përfshirë Turqinë ballkanike, Bullgarinë, Maqedoninë e Shqipërinë.
Një sërë tërmetesh kanë përfshirë sërish veriun e Greqinë e veriut. I pari që rezulton edhe më i forti prej tyre ka qenë me magnitudë 4.7 ballë, pranë qytetit Kilkiz, 41 km në veriperëndim te Selanikut.
Sipas Qendrës Sizmologjike të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, epiqendra e tij ka qenë në një thellësi prej 10 kilometra ndaj është ndjerë shumë në të dy qytetet, në të gjithë zonën e Pellës, por edhe në një rreze mjaft të gjerë.
Pas tij janë ndjerë edhe dy tërmet më të lehtë, sipas specialistëve bëhet fjalë për vazhdimin e fenomenit, pasi edhe disa ditë më parë në të njëjtën zonë ka pasur lëkundje të fuqishme tërmeti, më e madhja me magnitudë 4.4 ballë të shkalles Rihter.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











