Shkurt.ch
Testohen sirenat e alarmit në orën 13:30
Mos bëni panik nëse sot papritmas do të dëgjoni sirenat e alarmit, ngase është vetëm test i rregullt vjetor
Nga ora 13:30 në tërë Zvicrën do të testohet alarm i përgjithshëm në një kohëzgjatje prej një minute.
Alarmi i përgjithshëm aktivizohet në raste emergjente nga rreziqet e përgjithshme të radioaktivitetit apo të katastrofave natyrore. Në raste të tilla qytetarët duhet t’i kthehen radios për të marrë udhëzimet e autoriteteve.
Zvicra ka një rrjet prej 7800 sirenash alarmi. Zyra Federale për Mbrojtjen Civile ka nisur që nga viti 2009 një projekt të pajisjes me sistemin e ri “Polyalert”.
Duke iu falënderuar këtij sistemi mund të dërgoni alarmin nëpërmjet thirrjeve dhe SMS nga telefonat celularë. Përveç kësaj, mund të alarmoheni edhe në trena dhe autobusë. Nga fundi i 2012-s, rreth 500 sirena alarami të sistemit të ri do të instalohen në kantonet Glarus, Valais, Fribourg, Bernë, Neuchâtel-it dhe Jura. Ndërdsa deri në fund të vitit 2015 do të pajiset edhe pjesa tjetër e Zvicrës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) shkurtoi 83 vende pune në përpunimin e azilit në fillim të... -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën










