Jeta në Zvicër
Tetë vjet apo dhjetë për një pasaportë zvicerane?
E kontestueshme në mes të dy dhomave të Parlamentit mbetet koha që duhet të kalojë i huaji në Zvicër për të pasur të drejtë të kërkojë shtetësinë zvicerane
Me rishikimin e Ligjit mbi natyralizimin (fitimin e shtetësisë zvicerane) janë ashpërsuar kriteret për natyralizim të të huajve. Mirëpo, edhe pse ka kaluar një periudhe e konsiderueshme, dy dhomat e parlamentit nuk po munden të bien në ujdi për një zgjidhje të përbashkët. Kështu, komisioni për politika shtetërore i Dhomës së Kantoneve në mbledhjen e mbajtur të hënën ka vazhduar të këmbëngulë në qëndrimin e tij të marrë më herët, për qëndrimin prej tetë vitesh në Zvicër si kusht.
Ndërsa pika në të cilën të dy dhomat janë unike është ajo që parasheh vizën C (Qëndrimi i përhershëm) si parakusht për të fituar shtetësinë. Por, ajo që mbetet e kontestueshme është koha që duhet të kalojë i huaji në Zvicër për të pasur të drejtë të kërkojë pasaportën (shtetësinë) zvicerane. Dhoma Nacionale kërkon 10 vite ndërsa ajo e kantoneve, tetë vite.
Shumica në këtë dhomë janë shprehur kundër ashpërsimit të mëtejmë në këtë pikë pasi që edhe ashtu kushtet bazë për natyralizim do të ashpërsohen.
Komisioni për politika shtetërore ngul këmbë që koha në mes të vitit të dhjetë dhe të njëzetë të moshës së fëmijëve duhet të numërohet dyfish sa i takon natyralizimit dhe jo koha nga mosha 5 deri në atë pesëmbëdhjetë vjeçare. Ky komision rekomandon që në kohëzgjatjen e qëndrimit në kanton dhe në llogaritjen e kohës së kaluar në Zvicër me status të përkohshëm (F) të mbahet qëndrimi që ka marrë Dhoma e Kantoneve.
Por, ai rekomandon njëkohësisht që të bëhet një ndryshim sa i përket kritereve për integrim të suksesshëm. Në vend se të kërkohet vetëm njohja gojore e gjuhës, sipas komisionit duhet kërkuar si kusht në këto raste edhe njohja e gjuhës së shkruar. (albinfo.ch&sda)
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











