Shkurt.ch
Tetë vjet burg për pedofilin nga facebook-u
Ai u kërkonte të rinjve që t`i dërgonin fotografi intime, të cilat i shfrytëzonte si mjet presioni për të kryer veprime seksuale të dënueshme me ta
Gjykata e Berner Oberland, në Thun i ka shqiptuar tetë vjet burg dhe masën e terapisë një mashkulli 47 vjeçar për mashtrim dhe detyrim seksual të të rinjve. Gjyqtarët kanë konstatuar se ai ka mashtruar dhe pastaj shantazhuar një numër të rinjsh nga regjioni të cilët pastaj i ka shtrënguar të kryejnë marrëdhënie seksuale me të.
Tashmë i dënuari, zakonisht është paraqitur në internet si vajzë e re dhe i ka joshur në këtë mënyrë viktimat e tij të ardhshme. Ai, në rolin e femrës, u ka kërkuar të rinjve që t`i dërgojnë fotografi intime në mënyrë që pastaj këto fotografi t`i shfrytëzonte si mjet presioni për të kryer veprime seksuale të dënueshme me ta. Në rast se ata nuk pranonin, ai i kërcënonte se do t`i bënte publike fotografitë e përmendura intime.
47 vjeçari ka pranuar veprën.
E-Diaspora
-
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot shfaq një program artistik në 20 vjetorin e Bibliotekës ndërkulturore «... -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore












