Lajme
Tetovë, zbulohet trupi i pajetë i 61 vjeçarit Raif Jusufi
Trupi i pajetë i Raif Jusufit, i cili konsiderohej i zhdukur nga disa e vërshimeve, u gjet në afërsi të pikës pagesore në dalje të Tetovës për në Gostivar
Pas dy ditë kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i 61 vjeçarit Raif Jusufi nga fshati Lisec, i cili u zhduk gjatë vërshimeve vdekjeprurëse në rajonin e Tetovës. Jusufi, i cili konsiderohej i zhdukur, u gjet në afërsi të pikës pagesore në dalje të Tetovës për në Gostivar.
Trupin e pajetë të tij e kanë gjetur disa persona, të cilët kanë qenë duke mbledhur hekur në afëri të lumit, disa kilometra larg ku ai është zhdukur.
Raif Jusufi në ditën e përmbytjeve ka qenë në bjeshkë bashkë me nipin e tij 7 vjeçar, i cili gjithashtu ka humbur jetën. Gjysh e nip ishin duke i ruajtur delet kur ndodhi fatkeqësia natyrore e të hënës, e cila la pas edhe katër person të tjerë të vdekur, një fëmije tjetër të zhdukur, 20 të lënduar dhe rreth 400 shtëpi të prekura nga vërshimet.
Në anën tjetër në Shipkovicë janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e vajëses 6 vjeçare.
Deri tani, ekipet e kërkimit pranojnë se nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të saj. Në operacionet e kërkimit, përveç pjesëtarëve të Ushtrisë dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është angazhuar thuajse i gjithë fshati, ndërsa kërkimi po udhëhiqet edhe me qentë e ushtrisë të trajnuar për gjetje kufomash.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











