Kosova
Thaçi, Haradinaj dhe Veseli, të zhgënjyer për arrestimin dhe deportimin e 6 turqve
Thaçi e ka shprehur zhgënjimin e tij me aksionin e sotëm të policisë së Kosovës, pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njëjtë sikur edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, e ka shprehur zhgënjimin e tij me aksionin e sotëm të policisë së Kosovës, pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq.
“Sot jemi të zhgënjyer për shkak se institucionet tona relevante, për arsye që mbetet të sqarohen deri në fund, kanë dështuar të mbrojnë këto parime që ndërlidhen me të drejtat njerëzore të shtetasve të huaj, që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë”, shkruan Hashim Thaçi.
“Unë jam i informuar nga organet kompetente pas ngjarjes se gjashtë shtetas janë deportuar sot në Turqi me arsyetimin se nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë. Ne tani duhet të sqarojmë arsyet që kanë çuar deri në deportimin e këtyre shtetasve turq për në Turqi”, përcjell albinfo.ch.
I befasuar me veprimin e Policisë është shprehur edhe Haradinaj. “Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit. Si kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale.
Edhe Kadri Veseli ka thënë se deportimi i shtetasve turq nuk përfaqëson formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit.
“Arrestimi i sotshëm i gjashtë shtetasve turq, banorë me leje të vlefshme qëndrimi në Kosovë dhe punonjës në Kolegjin Mehmet Akif të akredituar sipas standardeve përkatëse të Kosovës, nuk përfaqëson as formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit as konsolidimit të nevojshëm të demokracisë. Ndërmarrja e veprimeve të tilla pa respektim të procedurave përkatëse dhe mungesë transparence lë hapësirë të theksuar për mëdyshje për veprimet arbitrare të autoriteteve në fjalë. Si shtet demokratik, Kosova në mënyrë institucionale duhet të adreson përgjegjësinë ligjore të akterëve të involvuar në këtë rast. Po ashtu, arrestimi i shtetasve të huaj në flagrancë për dyshime të pabazuara, nuk korrespondon me vlerat evropiane që duhet t’i përfaqëson Kosova. Kosova s’ka alternative tjetër veç rrugëtimit evropian. Kjo, natyrisht, kërkon sundim të ligjit dhe llogaridhënie prej abuzuesve arbitrar të tij”, u shpreh Veseli.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në mënyrë urgjente të thirren në raportim ministrat relevantë për rastin e arrestimit të gjashtë turqve dhe deportimin e tyre.
“LDK do të ftojë në raportim urgjent, ministrin e Punëve të Jashtme, ministrin e Punëve të Brendshme dhe ministrin e Drejtësisë, për ta njoftuar Kuvendin lidhur me deportimin e 6 shtetasve të huaj”, thuhet në komunikatë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë shqetësimin e saj me gjendjen e krijuar në Kosovë, ditët e fundit, kur është shpërfaqur mungesa e theksuar e koordinimit institucional. LDK-ja u bën thirrje bartësve të institucioneve të Republikës së Kosovës, të ndërprenë praktikat e përdorimit të institucioneve për larjen e hesapeve ndërmjet tyre”.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











