Lajme
Thaçi thotë se Kosova është një tregim i suksesshëm
Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë fjalimit në Samitin e Liderëve për Ndryshime, që po mbahet sot në Stamboll, ka thënë se tregimi për Kosovën është një tregim i suksesshëm dhe se shtetformimi i Kosovës është një rast studimi se si BE-ja, SHBA-të, NATO-ja u bënë bashkë dhe krijuan një partneritet, që të ndalojnë luftën.
“Tani Republika e Kosovës është një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit në rajon, dhe bashkëpunimit rajonal për një fqinjësi të mirë drejt BE-së”, ka thënë Thaçi, gjatë fjalimit në Stamboll, njoftoi Zyra për Informim e Kryeministrisë.
Në paraqitjen para liderëve botërorë në këtë samit, Thaçi ka thënë se Kosova vetëm nëdy dekadat e fundit ka pasur ndryshime thelbësore. Ai ka përmendur përpjekjet për t’u shkëputur nga sistemi totalitar për t’iu bashkuar botës demokratike.
Thaci ka thënë shpallja e pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës paraqet një datë historike dhe një fazë të re për popullin e Kosovës. Ai ka rikujtuar faktin se Kosovën e kanë njohur të gjitha shtetet fqinje, përveç Serbisë.
Kryeministri iu kthye zhvillimeve të muajve të fundit në Lindjen e Mesme. “Mu në këto ditë – dhe kjo nuk mund të imagjinohej kohë më parë – nga Lindja e Mesme na vijnë imazhe që me të vërtetë na kthejnë kujtimet se çka kemi përjetuar në Evropë në shekullin e kaluar – njerëzit duke mbledhur guximin, njerëzit duke lënë anash frikën, njerëzit duke folur qartë për atë se çka mendojnë, dhe duke denoncuar padrejtësinë. Të gjithë ne, të mbledhur këtu duke u nisur nga përvojat tona personale mund të deklarojmë se ne qëndrojmë afër këtyre njerëzve që ngrisin zërin e tyre në rrugë. Për këtë edhe duhet të shtojmë se ndryshimet që po ndodhin janë ndryshime të paqes dhe arsyes”, ka thënë Thaçi.
Gjatë fjalimit kryeministri Thaçi ka përmendur vështirësitë me të cilat po ballafaqohet Kosova tre vjet pas pavarësisë, duke i ftuar vendet e tjera që t’i përcjellin arritjet e Kosovës dhe të binden në shoqërinë e pjekur dhe demokratike kosovare si dhe ta njohin realitetin e ri të krijuar në Kosovë.
Ndryshe, Thaçi, gjatë qëndrimit në Stamboll, sot ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Irakut, Tarik al-Hashim, me të cilin ka biseduar për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Iraku dhe për ndërtimin e bashkëpunimit miqësor dhe me interes të të dyja vendeve. Po ashtu Thaçi ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Mohamed Al-Sabah Al-Salem Al-Sabah, me të cilin ka biseduar për ndërtimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve. Në takim është biseduar edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kuvajtit dhe për ndërtimin e bashkëpunimit të shumanshëm në mes të dy vendeve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë









