CH-Ballkani
Thaçi uron sekretarin e ri të OKB-së, Guterres
Presidenti kosovar, Hashim Thaçi e ka vlerësuar lart edhe kontributin personal të sekretarit të zgjedhur, António Guterres, në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të zgjedhurin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, si sekretar i përgjithshëm i ardhshëm i Kombeve të Bashkuara. Thaçi e ka vlerësuar lart edhe kontributin personal të sekretarit të zgjedhur, António Guterres, në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës.
“Jam shumë i kënaqur që përvoja e gjatë e sekretarit të ardhshëm të OKB-së dhe përpjekjet e palëkundshme të tij për të siguruar mbështetje dhe kujdes për refugjatët në mbarë botën, për të mobilizuar asistencën ndërkombëtare për të zhvendosurit, janë vlerësuar nga të gjithë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të punuar me sekretarin e zgjedhur António Guterres dhe Kombet e Bashkuara për të mirën e paqes dhe prosperitetit në mbarë botën”, ka thënë presidenti Thaçi.
Bota, sipas presidentit kosovar, përballet me një numër të madh të sfidave të cilat kërkojnë që Kombet e Bashkuara të qëndrojnë të forta në përpjekjet e tyre.
Sekretarit të zgjedhur të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, presidenti Thaçi i uron suksese në kryerjen e detyrave të rëndësishme në pozicionin e tij të ri.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri













