Lajme
Thaçit i vazhdohet paraburgimi
Gjykata Speciale e Serbisë në Beograd i ka zgjatur paraburgimin edhe prej 30 ditësh, Nehat Thaçit, drejtor i Policisë për Rajonin e Mitrovicës
Në ditën kur pritej lirimi nga paraburgimi, Gjykata Speciale e Serbisë në Beograd i ka zgjatur paraburgimin edhe prej 30 ditësh, Nehat Thaçit, drejtor i Policisë për Rajonin e Mitrovicës. Thaçi, ish gueril i UÇK-së është arrestuar në pikën kufitare Dheu i Bardh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai është duke u hetuar nga Prokuroria për Krimin e Organizuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit në Kosovë në vitin 1999, transmeton Tanjug, përcjell TG.
Avokatët mbrojtës të Thaçit tri ditë më parë kanë kërkuar ndërprerjen e paraburgimit , pasi që pala e “dëmtuar” ka dëshmuar në favor të Thaçit.
Kundër vazhdimit të paraburgimit ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj. Në reagimin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter, Hoxhaj thotë se ky veprim është i papranueshëm dhe e dëmton procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











