Lajme
“The Economist”: mashtrime të mëdha në Skënderaj
Një diplomat që shërbeu si vëzhgues në Skënderaj tha se mashtrimet ishin aq të dukshme saqë as nuk u bënë tentime për t’i fshehur
Gazeta prestigjioze britanike “The Economist” ka cituar diplomatë perëndimorë në Kosovë që kanë qenë dëshmitarë të mashtrimeve të mëdha në zgjedhje, në Skënderaj dhe në Drenas.
Një diplomat që shërbeu si vëzhgues në Skënderaj tha se mashtrimet ishin aq të dukshme saqë as nuk u bënë tentime për t’i fshehur. “Mashtrimi ishte i shkallës industriale”, tha ai.
Një tjetër diplomat tha:” Në një qendër votimi kishte 940 votues të regjistruar, por edhe 300 të tjerë si duket kishin votuar. Në Skënderaj nuk kishte numërim votash, por zierje votash”.
“Nëse të tjerët besojnë se zoti Thaçi e siguroi epërsinë e tij vetëm duke mbushur kutitë, kjo do ta bëjë shumë të vështirë krijimin e qeverisë së koalicionit”, shkruan The Economist, që parashikon problem dhe thotë se për momentin ka heshjte para stuhisë.
(indeksonline)
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar












