Lajme
Thellohet varfëria e skajshme në Kosovë
Safet Gërxhaliu: "Varfëria në Kosovë, bombë e kurdisur për vendin"
Varfëria e skajshme, sipas Kryetarit të i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, pritet të thellohet ende. Nuk bëhet fjalë për hapje të vendeve të reja të punës e as për investime të huaja, dhe kjo falë imazhit të shkatërruar të Kosovës.
Safet Gërxhaliu ka theksuar se korrupsioni dhe burokracia po ndikojnë në largimin e investitorëve të huaj. Ai shpreh shqetësimin se një ditë edhe bizneset kosovare do ta braktisin vendin. Afaristët, sidomos prodhuesit ai i quan heronjtë e pasluftës. Por, për fat të keq, sipas tij, nga qarqe të caktuara institucionale, biznesmeni kosovar shihet vetëm si subjekt për gjobitje dhe grabitje.
Varfërinë në Kosovë, ai e ka quajtur bombë të kurdisur për vendin.
“Në qoftë se analizohen premtimet e bëra nga dikastere të caktuara qeveritare në fund të vitit 2011, se viti 2012 do të jetë vit i mbështetjes dhe i përkrahjes më të madhe karshi biznesit, optimizmi ka qenë shumë i madh”, shprehet Gërxhaliu.
Sipas tij, sfidat dhe vështirësitë për sektorin privat janë në rritje e sipër. “Të gjitha ato premtime që kanë qenë, kanë mbetur në formë të fjalëve, por në realitet ato nuk janë duke u shijuar nga sektori privat. E tëra kjo e dëmton edhe më tepër ambientin e biznesit. Nga mosimplementimi i të gjitha këtyre premtimeve qeveritare, druaj se më tepër jemi duke i promovuar që investimet e huaja të orientohen në vendet e rajonit, sesa të mbeten në Kosovë. Kemi të bëjmë me imazhin e dëmtuar të Kosovës, me procesin e korrupsionit dhe të burokracisë për të cilat vetëm flitet dhe asgjë nuk luftohet”, ka theksuar Gërxhaliu /albinfo&kohaditore/
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












