Lajme
“TikTok” bllokon hyrjen për përdoruesit nën 13 vjeç
Kompania “Tik Tok” do të marrë masa për të bllokuar hyrjen në platformë të përdoruesve nën moshën 13 vjeç, si edhe do të vlerësojë përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale për verifikimin e moshës.
“Për më tepër, do të nisim një fushatë informimi për të rritur ndërgjegjësimin midis prindërve dhe fëmijëve”, komunikoi kompania për garantuesin Privacy në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, pas masës së bllokimit të vendosur ditët e fundit nga autoriteti.
Duke filluar nga 9 shkurti, duke zbatuar kërkesat e garantuesit, “TikTok” do të bllokojë të gjithë përdoruesit dhe do të kërkojë sërish verifikimin e datës së lindjes, përpara se të vazhdohet me përdorimin e aplikacionit.
Sapo të identifikohet një përdorues nën 13 vjeç, llogaria e tij do të hiqet.
“Në mënyrë që të identifikojë përdoruesit nën 13 vjeç me siguri të arsyeshme, pas këtij kontrolli të parë, kompania do të përdorë sistemet e inteligjencës artificiale për të bërë vlerësimin”, sqaroi garatuesi i privatësisë
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











