Lajme
Tirana ul interesat, por pa efekte në ekonomi
Rritja e ekonomike për tremujorin e parë në Shqipëri parashikohet të jetë në kufijtë e 0.5%
Përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të lehtësuar kreditimin, përmes uljes së normës së interesave, nuk po japin ende rezultatin e dëshiruar. Brenda muajve të fundit, Banka Qendrore ka ulur katër herë normën baze te interesit, duke e çuar ne 4.25 % .
Banka shpresonte qe ky instrument i saj, i vetem, per te nxitur konsumin e publikut përmes marrjes së kredive, të funksiononte. Por kjo duket se nuk ka ndodhur me fuqinë e plotë. Ky fakt pohohet nga vete Banka Qendrore në raportin e fundit të saj, të fundit të politikës monetare për tremujorin e pare të këtij viti, shkeruajnë mediat në Tiranë.
Banka Qendrore thotë në gjuhë të kontrolluar se kjo ka ndodhur nga që efekti i uljes së normës së interesit kërkon më shumë kohë të shfaqet dhe se tregjet financiare ende janë duke u ballafaquar me rreziqe të larta për shkak të krizës.
Banka Qendrore pranon se interesi mesatar i kredive në lekë është më i ulët se një vit më parë. Por sërish sipas saj ky rezultat nuk reflekton plotesisht veprimin e fundit te bankës për uljen e normës bazë.
Kurse rritja e ekonomike për tremujorin e parë të këtij viti parashikohet të jetë modeste, në kufijtë e 0.5%. Ky është një parashikim që ka bëre Banka e Shqipërisë. Por një shifër e tillë ende po vonon te publikohet nga Institutit i Statistikave.
Për anëtaren e Këshillit Mbikëqyrës se Bankës se Shqipërisë, Ermelinda Meksi, kjo rritje e ulet vjen pas një sërë treguesish negative qe janë vërejtur ne 3-mujorin e parë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 Çmimet e transportit publik në Zvicër do të rriten sërish në fund të vitit 2026, tre... -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë











