Lajme
Tiranë: EULEX dhe Gjykata e Hagës të hetojnë në Shqipëri
Qeveria shqiptare ka garantuar sot se do të krijojë lehtësira për EULEX-in dhe Gjykatën e Hagës, si dhe i ka ftuar që të shkojnë në Shqipëri për të hetuar rreth akuzave të deputetit zviceran, Dick Marty, hartuesin e raportit me akuza për trafiqe organesh dhe krim të organizuar.
Kryeministri Sali Berisha, i cili e cilësoi Dick Martyn “një avokat të verbër të krimeve serbe dhe Serbisë së Madhe”, e ngarkoi ministrin e Drejtësisë shqiptare t’i dërgojë Gjykatës së Hagës një letër, ku do të garantohet se, pavarësisht se mandati i kësaj gjykate përmban vetëm Ish-Jugosllavinë, lejohet hetimi dhe në zonën shqiptare.
“Dick Marty t’i dorëzojë provat për autoritetet e EULEX-it, të dorëzojë çdo provë… Përndryshe, ai ka bërë një abuzim të rëndë me drejtësinë dhe shqiptarët”, ka thënë Berisha.
Kryeministri shqiptar ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës duhet të zhvillojë hetime për akuzat, pasi në këtë raport të Martyt, sipas tij, akuzohet kjo gjykatë se ka fshehur krimet.
Berisha ka thënë se në konfliktet në Ballkan, Shqipëria ka qëndruar gjithmonë në krah të paqes dhe ka luajtur rolin e zgjidhjes së konflikteve, ndërsa për Martin hedh dyshime se është i njëanshëm në raport, për shkak të qëndrimeve të tij karshi Kosovës.
“Ky ka qenë lajtmotivi i tij për t’i mbrojtur krimet e luftës. Se kush i përzuri mbi 1 milion shqiptarë, se kush mbushi Kosovën me varre masive dhe Savën e Danubin me kufoma shqiptarësh, për Dick Martyn kjo nuk kishte rëndësi. Ai në të gjitha rastet do të bënte avokatin e Serbisë së Madhe”, ka thënë Sali Berisha në mbledhjen e Qeverisë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











