Lajme
Tiranë, sërish përleshje për “Parkun”
Kanë vazhduar edhe sot protestat kundër parkut të lojërave te liqeni artificial i Tiranës. Protestuesit janë përplasur edhe ditën e sotme me Policinë Bashkiake të Tiranës, pasi tentuan të shkatërrojnë gardhin rrethues tek vendi ku po kryhen punime brenda parkut të liqenit.
Protesta është organizuar nga Partia Demokratike dhe në vendngjarje janë të pranishëm edhe disa deputetë demokratë, shkruajnë mediet shqiptare. Protestuesit kanë mundur të shembin rrethimin me hekura që vendosi Bashkia e Tiranës ditën e djeshme, pas protestës së shoqërisë civile. Edhe pse me tela, është shkatërruar i gjithë rrethimi ku po kryhen punimet.
Gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë bashkiake në protestën tek liqeni, u lënduar edhe një vajzë. Nuk dihet identiteti i saj, ndërkohë që ajo pësoi disa lëndime për shkak të një goditje që ka marrë gjatë përleshjeve, megjithatë nuk ka dëmtim serioz.
E-Diaspora
-
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit Liri zotëron me elegancë pianon dhe me paraqitjet e tij dinjitoze, është duke mahnitur publikun dhe... -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë












