Lajme
Tollovi për pasaporta, zyrat e hapura dhe të shtunën
Ardhja e mërgimtarëve në Shqipëri për t’i kaluar pushimet, ka krijuar tollovi të mëdha nëpër qendrat për nxjerrjen e pasaportave shqiptare. Për të evituar kaosin, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të punohet me orar shtesë, përshirë edhe ditën e shtunë.
Sipas një njoftimi të MPB-së, në 15 qytete në gjithë vendin; Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Kukës, Lezhë, Lushnjë, Peshkopi, Sarandë, Shkodër, Tirandë dhe Vlorë, do të jenë të hapura qendrat për pasaporta edhe ditën e shtunë, më datë 22 gusht.
“Shërbimi në këto zyra gjatë së shtunës do të ofrohen nga ora 08:30 deri në mesditë, por do të qëndrojnë të hapura deri në mbarimin e qytetarit të fundit që do të jetë në sportel pas kësaj ore”, thuhet në njoftim raporton NOA.
MPB shton më tej se kjo masë do të vijojë edhe për fundjavat e ardhshme, për të përballur fluksin e kërkesave për pajisjen me pasaporta, me ardhjen e emigrantëve në këtë periudhë të vitit. Po ashtu në Shqipëri është evituar edhe një gabim në vazhdimin e afatit të pasaportave për të rinjtë, nga 12 sa është shkruar në 5 vjet. Edhe ky gabim duhet të përmirësohet.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












