Lifestyle

Tom Hardy bëhet baba për herë të tretë

Aktori Tom Hardy dhe gruaja e tij, aktorja 37-vjeçare Charlotte Riley, së fundi kanë mirëpritur edhe një fëmijë. Është fëmija i dytë për Hardyn dhe Rileyn, të cilët gjithashtu kanë një fëmijë 3-vjeçar të lindur në tetor të vitit 2015.

Çifti ende nuk e ka zbuluar emrin e fëmijës. Hardy, gjithashtu, ka një tjetër djalë të quajtur Louis Thomas, përcjell albinfo.ch

Çifti Hardy u takuan për herë të parë në serinë televiziv britanik “Wuthering Heights”. Ata u fejuan në vitin 2010, për t’u kurorëzuar në vitin 2014.