Topi: Kosova të mos përjashtohet nga samiti
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka apeluar që Kosova duhet të jetë e pranishme në konferenca rajonale dhe jo të anashkalohet
Gjatë fjalës përshëndetëse në Samitin e 9-të Rajonal të UNESCO-s me krerë të Shteteve të Evropës Juglindore që po mbahet në lokalitetin arkeologjik Viminacium të Serbisë, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi u ndal në mënyrë të veçantë në faktin se jashtë diskutimit në këtë samit nuk duhej të mbetej Kosova, shteti më i ri i Evropës.
“Politika nuk mund të pengojë artin, nuk mund të pengojë institucionet, në mënyrë që promovojë kulturën e dialogut dhe komunikimit që vjen nëpërmjet tij. Kjo është arsyeja që unë them, që paradoksalisht, ajo që ndodh në tryeza më të gjera në Evropë, ku personalitetet e Kosovës janë të pranishme, ajo duhet të ndodhë edhe këtu.
Unë jam i bindur që politika e moderuar e lidershipit të rajonit do të bëjë të mundur që në tryeza të tilla të jetë e pranishme edhe presidentja e re e Kosovës, e cila normalisht duhet të ishte e pranishme edhe sot”, ka theksuar Topi.
Në samitin njëditësh po marrin pjesë presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, si mikpritës i takimit, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Bullgarisë, Georgi Parvanov, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i Kroacisë, Ivo Josipoviq, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe anëtari i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq.
Në këtë takim nuk merr pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi që ajo nuk është ftuar.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër Qirinjtë, gatimi dhe fishekzjarrët i bëjnë festat festive, por edhe më të rrezikshme, paralajmëron siguruesi zviceran... -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau











