Lajme
Tragjedi në Mesdhe, përmbyset anija me 700 persona
Mjeti lundrues është përmbysur rreth 100 kilometra në veri të Libisë, ndërsa pas intervenimit të shpejt të një anije portugeze, disa persona janë shpëtuar
Një anije me rreth 700 klandestinë në bord është fundosur në Kanalin e Siçilisë në Detin Mesdhe. Ansa njofton se mjeti lundrues është përmbysur rreth 100 kilometra në veri të Libisë, ndërsa pas intervenimit të shpejt të një anije portugeze, 28 persona janë shpëtuar.
Sipas informacioneve të para, mbrëmjen e së shtunës peshkarexhja kishte kërkuar ndihmë te Roja Bregdetare italiane, pasi mjeti kishte vështirësi në lundrim. Salla operative ka dërguar për ndihmë një anije tregtare portugeze, raporton TCH.
Mendohet se në momentin që e kanë parë anijen, klandestinët kanë shkuar të gjithë në njërën anë të peshkarexhës duke e përmbysur atë. Ndërkohë, ka nisur një operacion shpëtimi në Kanalin e Siçilisë, i koordinuar nga Roja Bregdetare italiane, ku marrin pjesë njësi ajrore dhe detare.
Deri më tani nga deti janë nxjerrë 21 trupa të pajetë, ndërsa nuk dihet fati i 672 emigrantëve të tjerë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla














