Kosova
Tragjedia në Gjakovë, viktima kishte thirrur policinë më herët
Dorasi është person i njohur për Prokurorinë dhe ishte i njohur pasi ndaj tij ka një procedurë penale
Policia e Kosovës ishte e njoftuar për mundësinë që diçka e keqe mund të ndodhte në Brekovc të Gjakovës.
“KALLXO.com” ka mësuar se pak orë para se dorasi të qëllonte me automatik gruan dhe vajzën e tij, i kishte dërguar një mesazh kërcënues në telefon gruas së tij. Kjo e fundit pak orë para vrasjes ishte ankuar në Polici për kërcënimin, përcjell albinfo.ch.
Detajet për këtë janë konfirmuar nga kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj. “Viktima është ankuar në Polici për kërcënimin. Policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe ka tentuar ta kontaktojë, por ka qenë e pamundur”, ka thënë Selimaj.
Ai ka shtuar se dorasi është person i njohur për Prokurorinë dhe ishte i njohur pasi ndaj tij ka një procedurë penale.
Selimaj ka përgënjeshtruar lajmet se i dyshuari ishte liruar dje nga paraburgimi. Në një bisedë për KALLXO.com, Selimaj ka konfirmuar se i dyshuari ishte në paraburgim nga data 12 maj deri në 6 qershor të këtij viti dhe ndaj tij ka një aktakuzë për dhunë në familje e cila është dorëzuar në gjykatë.
Në rrethana ende të pasqaruar, një 40 vjeçare dhe vajza e saj u qëlluan për vdekje mbrëmjen e datës 7 gusht. Dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i 40 vjeçares. Çifti jetonin të ndarë prej disa muajsh dhe kishin pesë fëmijë, dy prej të cilëve jetonin me të atin dhe tre me nënën.
Viktima, siç mëson KALLXO.com, është me prejardhje nga Tropoja ndërsa jetonte nga paslufta me familjen e saj në Gjakovë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave











