Sport
Trajneri i Young Boysit e respekton Skënderbeun
“Ne e respektojmë Skënderbeun. Është një skuadër që ka elemente cilësorë. Patjetër që do të kërkojmë fitoren, por të shohim. Kemi disa mungesa për këtë përballje”, ka thënë Adi Hutter
Trajneri i skuadrës zvicerane, Young Boys, Adi Hutter, është shprehur se i pret një ndeshje e vështirë ndaj Skënderbeut në Elbasan, sfidë që do të zhvillohet sonte nga ora 21:05, shkruan albinfo.ch.
“Skënderbeu ka tashmë përvojë në Evropë dhe do të na krijojë probleme, duke qenë se do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve të saj. Ne e respektojmë Skënderbeun. Është një skuadër që ka elemente cilësorë. Patjetër që do të kërkojmë fitoren, por të shohim. Kemi disa mungesa për këtë përballje”, ka thënë Hutter në konferencën për media.
Skuadra zvicerane përballet me disa mungesa, megjithatë në Shqipëri ka shkuar për fitore.
Ndërkohë, trajneri i Young Boys ka folur edhe për shqiptarin Taulant Seferi, i cili paraqitet për skuadrën zvicerane, por është i lënduar. “Seferi është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai është një futbollist shumë i talentuar, ka kaluar një periudhë jo të mirë për shkak të disa dëmtimeve të njëpasnjëshme, por kur të kthehet jam i sigurt se do të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën. A e kam pyetur Seferin për Skënderbeun? Preferoj më shumë ti ndjek personalisht kundërshtarët nëpërmjet videove të ndryshme sesa tu marr informacione lojtarëve të mi për skuadrat rivale”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












