Shkurt.ch
Tre shqiptarë plaçkiten nga policët e rrejshëm
Shqiptarët kishin marrë rrugën për në Gjermani, të ngarkuar nga bashkëfshatarët, për të blerë një traktor të vjetër
Tre persona që janë prezantuar si policë kanë kontrolluar tre shtetas të Shqipërisë të cilët kishin ardhur në Gjermani për të blerë një traktor. Kontrollimi ishte bërë në mëngjesin e të hënës në tregun e automjeteve të vjetra në Essen, Gjermani.
Shqiptarët kishin marrë këtë rrugë të gjatë, të ngarkuar nga bashkësia e fshatit të tyre, për të blerë një traktor të vjetër. Paratë, disa mijëra euro ishin nga kursimet e bashkëfshatarëve, të cilët ua kishin besuar tre përfaqësuesve.
Tre “policët” u kishin treguar shqiptarëve legjitimacionin e tyre të rremë dhe i kishin kontrolluar ata dhe veturën e tyre. Kur i zbuluan paratë, ata i morën “për t`i kontrolluar” dhe pastaj ia mbathën me një makinë VW-Passat. Dy nga tre hajnat duhet të kenë qenë rreth 30 deri 35 vjeç ndërsa i treti rreth të 55-ave. Sipas të folurës, ata duket të jenë nga Evropa lindore.
Tre të mashtruarit janë marrë në polici, ku ata u kanë raportuar përmes telefonit për ndodhinë, bashkëfshatarëve të mllefosur.Shoqata humanitare “Weiser Ring e.V” i ka ndihmuar me një shumë të vogël, shqiptarët e mbetur pa të holla.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













