Lajme
Tregtia e jashtme deficit mujor prej 11 milionë eurosh
Republika e Kosovës në muajin shtator ka eksportuar mallra në vlerë 24,4 milionë euro, ndërsa ka importi 230,8 milionë Euro. Eksporti mbulon importin vetëm 10.6 për qind
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Kosovës tregojnë për një deficit të theksuar tregtar gjatë muajit shtator për 11 milionë eurosh krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në muajin shtator 2015, tregtia është 206,4 milionë Euro, ndërsa në vitin 2014, ka qenë 217,3 milionë euro.
Këto të dhëna i ka publikuar sot Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK), në raportin mujor të eksportit dhe importit për muajin shtator 2015.
“Eksporti i mallrave në muajin shtator 2015 kishte vlerën 24,4 milionë euro, ndërsa importi 230,8 milionë euro, është një rënie prej 17.4 për qind për eksport, si dhe prej 6.5 për qind për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014”, thuhet në raportin e ASK-së.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, 41.9 për qind të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.7 për qind produktet minerale; 9.8 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.5 për qind produktet bimore; 8.7 për qind plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 4.4 për qind tekstili dhe artikujt prej tij.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import, 15.8 për qind të importit e përbëjnë produktet minerale; 13.2 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.5 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.7 për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6.6 për qind produktet e industrisë kimike…
Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 30.8 për qind për eksport dhe 41.6 për qind për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 44.5 për qind për eksport dhe 31.2 për qind për import, në raport me shtatorin e vitit 2015.
Përqindja më e madhe e eksportit ishte në Serbi 14.7 për qind, Indi 14.4 për qind, Shqipëri 13.2 për qind, Maqedoni 10.8 për qind, Belgjikë 10.1 për qind, etj. Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga Serbia 16.6 për qind, Gjermania 9.7 për qind, Italia 9.0 për qind, Turqia 8.8 për qind, Kina 8.2 për qind, Maqedonia 5.8 për qind, etj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës Zvicra mund të përballet me një rol të ri në logjistikën evropiane: atë të një qendre... -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve











