Lajme

Trenat zviceranë janë ende kampionë të saktësisë

Sipas Renditjes së re Evropiane të Saktësisë së Trenave, në vitin 2025, transporti hekurudhor i Zvicrës vazhdoi të jetë më i kohëshmi në Evropë, duke zënë vendin e parë me shkallën e lakmueshme të saktësisë prej 97.8, transmeton albinfo.ch.

Brenda vetë Zvicrës, disa stacione treni kanë rezultate më të mira se të tjerat për sa i përket nisjeve në kohë.

Delémont, për shembull, ka një rezultat pothuajse të përsosur të saktësisë – 99.8 përqind – i ndjekur nga Aeroporti i Gjenevës (97.6) dhe Aeroporti i Cyrihut (94.8).

Liestal, Winterthur, Cyrihu HB, si dhe St. Gallen, të gjitha kanë një shkallë saktësie që tejkalon 94 përqind.

Megjithatë, performanca bie në stacionet e vendosura pranë kufijve – veçanërisht në atë gjerman, pasi trenat e Deutsche Bahn janë të njohur për vonesën, zbulon studimi.