Shkurt.ch
Treni mbyt ujkun në zonë të banuar
Një ujk është shkelur nga treni dhe për pasojë është mbytur, në binarët e trenit në një zonë urbane, fare afër hapësirës së banuar
Ujqit janë bërë kohëve të fundit temë e shpeshtë në opinionin zviceran. Mungesa e tyre për një kohë të gjatë, pastaj kthimi i sërishëm në malet e Zvicrës, kryesisht përmes kufirit me Italinë, sulmet që ata herë pas herë u kanë bërë kopeve të deleve etj. janë tematizuar mjaft në mediet e këtushme.
Dhe në varësi nga paraqitjet ose dëmet që kanë shkaktuar, ka qenë edhe reagimi i segmenteve të shoqërisë zvicerane për ose kundër të drejtës për t`i vrarë ujqit dëmtues.
Ajo që ka ndodhur dje në Schlieren të Cyrihut ka qenë deri tash diçka e paimagjinueshme treni: një ujk është shkelur nga treni dhe për pasojë është mbytur, në binarët e trenit në një zonë urbane, fare afër hapësirës së banuar. Zyrtarët e Cyrihut ende nuk kane përgjigje se si ka mundur të ndodhë që ujku të vijë në këtë zonë. Madje është kjo hera e parë që një ujk është parë në përgjithësi në kantonin e Cyrihut. Kontrollimi gjenetik që do t`i bëhet, pritet të tregojë se prej nga ka ardhur ky ujk në këtë zonë.
Në të njëjtën kohë kur ujku “ka rënë në qytet”, Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka debatuar dhe votuar për uljen e masave mbrojtëse për ujqit. Një mocion i deputetit të CVP/PDC-së, Stefan Engler ka kërkuar që mbrojtja e ujqve nga ligji të vihet në nivel të barabartë me mbrojtjen e interesave të bujqësisë, gjuetisë dhe turizmit. Kjo do të mundësonte që për një regjin të caktuar të përcaktohej një numër i caktuar i lejuar i ujqve.
Sipas ligjit në fuqi një ujk mund të mbytet në varësi të numrit të deleve që ka mbytur ose në rast se rrezikon jetë e njerëzve.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










