Lajme
Familja e të riut të mbytur nga treni në Zvicër, hap të pame në Kosovë
Familjarët e 15-vjeçarit, Adrian Ramadani, i cili ndërroi jetë pasi u godit nga treni në Zvicër, thonë se informacioni i vetëm që kanë është se ka ndodhur aksidenti dhe se tash janë në pritje të procedurave të autoriteteve atje.
Hafir Rexha, një nga të afërmit e tij, deklaroi për Klan Kosovën se varrimi do të bëhet në fshatin Panorc të Malishevës.”Për mënyrën e varrimit edhe procedurat tjera jemi në pritje të procedurave nga shteti zviceran dhe varrimi do të bëhet këtu” tha ai për Klan Kosova, transmeton Albinfo.ch.
Të afërmit në Kosovë thonë se nuk kanë informacione për rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërkohë që mediat zvicerane kanë shkruar se të shtunën mbrëma kur ka ndodhur aksidenti ka pasur grindje mes grupeve të të rinjve në stacionin e trenit.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? Era në jug të Alpeve ka fryrë fort për 10 ditë: një vazhdimësi mjaft e pazakontë.... -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët










