Lajme
“Trepça” realizon prodhim me vlerë mbi 10 milionë euro
Nga eksporti ka realizuar mbi 10 milionë euro, derisa nga qeveria ka përfituar afër 4 milionë euro
“Trepça” krahasuar me vitin paraprak ka pasur rreth 20 për qind rritje si në realizimin e prodhimtarisë, të hyrave vetanake si dhe nga eksporti. Nga eksporti, “Trepça” ka realizuar mbi 10 milion euro, derisa ka përfituar nga subvencionet dhe investimet kapitale të Qeverisë afër 4 milion euro, ku në total buxheti qarkullues ka arritur rreth 16 milionë euro.Krahas importit si makineritë e rënda apo pjesët e këmbimit, “Trepça”, prodhimet finale i eksporton më së shumti në Zvicër, ndërsa prodhimet gjysëm finale, siç janë mbetjet shkojnë në Azi përmes nënkontraktorëve.
“Kemi realizuar mbi 160 mijë tonë prodhim xehe, që nënkupton mbi 10 mijë eksporte të koncentratit të plumbit dhe zinkut. Kemi eksportu poashtu 180 mijë ton emko funderinë”, ka thënë menaxheri Ferat Shala. Shala rekomandon që Qeveria ende ta subvencionoi “Trepçen”. Por, sipas tij kjo ndërmarrje është e gatshme që të përballoj gjithë zhvillimin e saj.
Ai shprehet se për vitin e ardhshëm është planifikuar të bëhen investime kapitale në vlera milionëshe në dy flotacione, njëra ndër to është edhe ajo e Kishnicës.
Problem i veçantë sipas tij, mbetet njësia e kësaj ndërmarrje e cila është në veri të Mitrovicës. Shala si sukses shumë të madh e vlerëson miratimin e ligjit të ri, me të cilin ‘Trepça’ adminitrohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
“Trepça”, tash ka 1 mijë e 507 punëtorë, kurse paga mesatare është rreth 500 euro. (albinfo.ch & RTK)
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












