Lajme
Tri viktima të përmbytjeve në Shqipëri
Shirat e fuqishme që po bien gjatë orëve të fundit në Shqipëri, kanë marrë tagrin e tyre në jetë njerëzish. Raportohet për tre të vdekur deri tash në rrethinat e Tiranës.
Rasti i parë është shënuar në vendin e quajtur Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit, ku 42-vjeçari i identifikuar si Xhevahir Ndoi është rrëmbyer nga uji së bashku me makinën e tij.
Rasti i dytë është shënuar në fshatin Sukë të Këlcyrës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga çatia e shtëpisë si pasojë e erës së fortë, njofton topchanel. Mësohet se viktima e dytë nga moti i keq është Kastriot Spahiu, 50 vjeç, i cili kishte hipur në çati për të bërë disa riparime.
Po rreth orës 13:30, efektivët e komisariatit Nr 5 në Kamëz kanë njoftuar se kanë gjetur trupin e një personi të pajetë buzë lumit të Tiranë.
Viktima, ende i paidentifikuar dyshohet se është rrëmbyer nga vërshimi i ujit pas reshjeve të dendura. Bëhet e ditur se viktima është mashkull, rreth 50 vjeç.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













