Bota
Tripadvisor: Plazhet më të mira për vitin 2026
Nëse moti gri i shkurtit ju bën të ëndërroni pushimet verore pranë detit, kjo renditje e re mund t’ju ndihmojë të planifikoni
Çdo vit, Tripadvisor publikon listën e plazheve më të mira në botë, bazuar në miliona udhëtime, vlerësime dhe opinione të udhëtarëve.
Sipas platformës, për shumë turistë plazhi është arsyeja kryesore e udhëtimit. Lista e këtij viti përfshin gjithashtu një kategori të re “one of a kind”, për plazhe me karakteristika vërtet të veçanta.
Nga vëzhgimi i pinguinëve në Afrikën e Jugut deri te peizazhet me monumente antike në Siçili, renditja e këtij viti nxjerr në pah larminë e vijave bregdetare në botë.
Plazhi më i mirë global për vitin 2026 është Isla Pasion në Meksikë, i cili rikthehet në krye pas tre vitesh, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Ishulli i izoluar arrihet me një udhëtim 10-minutësh me varkë nga Cozumel dhe është ideal për snorkeling mbi shkëmbinj koralorë të mbrojtur dhe për not me rreze deti. Ai është gjithashtu vend folezimi për breshkat e detit.
Plazhi më i mirë i Evropës, i renditur i dyti në botë, është Elafonissi Beach në Kretë. Ky bregdet grek renditet shpesh në krye falë rërës rozë të krijuar nga guackat e grimcuara.
Lagunat e cekëta janë ideale për familjet, ndërsa ujërat më të thella për not dhe snorkeling. Zona përreth ofron shëtitje në pyje kedrash dhe vëzhgim shpendësh.
Balos Lagoon, një tjetër destinacion në Kretë, u rendit i treti. Dikur strehë piratësh, sot është zonë e mbrojtur natyrore e njohur për ujërat turkeze dhe peizazhin dramatik shkëmbor.
Dy plazhe të tjera evropiane hynë në dhjetëshen më të mirë. Praia da Falésia në Algarve të Portugalisë u rendit e pesta falë dhe panoramave spektakolare.
La Pelosa në Sardenjë mori vendin e tetë për ujërat e saj që ngjasojnë me Karaibet dhe kullën vrojtuese të shekullit XVI.
Lista e re “one of a kind” rendit plazhet më unike në botë.
Në vendin e parë është Boulders Beach Penguin Colony në Afrikën e Jugut, ku vizitorët mund të shohin pinguinë afrikanë të rrezikuar.
Në vendin e dytë renditet Isola Bella në Siçili, një rezervat i vogël natyror që lidhet me bregun përmes një rripi rëre gjatë zbaticës.
Në vendin e tretë është Bamburgh Beach në Northumberland, i rrethuar nga silueta ikonike e kështjellës Bamburgh dhe i përsosur për shëtitje bregdetare.
E-Diaspora
-
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri Tryeza mbahet më 8 mars 2026, nga ora 15:00, në GZ Oerlikon, Cyrih... -
Gzim Rama, i vetmi politikan me rrënjë shqiptare që kandidon për qeverinë komunale të Moudon-it në gjithë kantonin e Vaud-it -
Itali
20-vjeçari shqiptar humb jetën, hidhet në det pasi rrahu nënën -
Zvicër
Elmonda Bajraliu kandidate në zgjedhjet komunale të Winterthur-it -
Berlin
Regjisori shqiptar Renis Hyka triumfon në Berlinale me projektin fitues “The Dream Makers”
Jeta në Zvicër
-
Numër rekord i qëndrimeve në hotele në Zvicër, por shumë akomodime nën presion Zyra e Statistikave të Turizmit – Industria e hotelerisë në Zvicër regjistroi pothuajse 44 milionë qëndrime... -
Qeveria zvicerane rishikon sistemin e identitetit elektronik -
Deputetët e Vaudit kërkojnë pezullimin e deportimeve të palestinezëve -
Parlamentarët zviceranë në SHBA për diskutime ekonomike -
Aktorja zvicerane me origjinë kosovare, Koso Morina, ngjitet në skenë me shfaqjen e saj “Koso-War”













