Lajme
Trump i dërgon letër Iranit, priten bisedime për marrëveshje të re bërthamore SHBA-Iran
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u ka dërguar letër udhëheqësve të Republikës Islamike, duke sugjeruar bisedime, mes frikës së Perëndimit se Irani po zhvillon me shpejtësi aftësitë për të prodhuar armë atomike.
Trump në një intervistë për “Fox Business”, ka thënë: “U thashë se shpresoj që të negociojnë, sepse do të jetë shumë më mirë për Iranin”.
“Mendoj se ata do ta vlerësojnë atë letër. Alternativa tjetër është që ne të bëjmë diçka, sepse nuk mund të lejojmë një tjetër armë bërthamore”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara në New York ka deklaruar se Teherani ende nuk e ka marrë letrën në fjalë.
Media “Nour News” e Iranit, e lidhur me organin më të lartë të sigurisë të vendit, nuk i kushtoi shumë rëndësi letrës, duke e quajtur një “spektakël të përsëritur” nga Washingtoni. I pyetur nëse ai ia kishte dërguar letrën, Ayatollah Ali Khameneit, udhëheqësit suprem antiperëndimor të Iranit, Trump tha: “Po”. “Ka dy mënyra se si mund të trajtohet Irani: ushtarakisht, ose të bësh një marrëveshje,” ishte komenti i tij. “Unë do të preferoja të bëja një marrëveshje, sepse nuk po përpiqem të dëmtoj Iranin. Ata janë njerëz të mrekullueshëm”.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












